Tiranë, 17 nëntor, NOA/ Milena Selimi - Juria e çmimit letrar "Balkanika", për veprën më të mirë të vendeve Ballkanike për vitet 2008 dhe 2009, me anë të një konference për shtyp bëri të njohur short listën e konkurrentëve, prej të cilëve do te dalin dhe veprat dhe emrat e shkrimtareve prej të cilëve do të dalë përfaqësuesi i Shqipërisë për t'u përballuar me jurinë ndërkombëtare.
Për vitin 2008, u përzgjodhën autorët dhe veprat e mëposhtme:
?
1. Ben Blushi, “Të jetosh në ishull”, roman
2. Ermir Nika, “Net mëkatarësh”, tregime
3. Mehmet Kraja, “Selvitë e Tivarit”, roman
4. Piro Misha, “Ç'do të thotë sot të jesh shqiptar”, ese.
Për vitin 2009 u përzgjodhën autorët dhe veprat e mëposhtme:
1. Flutura Açka, “Ku je?”, roman
2. Ismail Kadare, “E penguara”, roman
3. Kim Mehmeti, “Kulla dykatëshe”, roman
4. Mira Meksi, “E kuqja e demave”, roman
Juria ballkanike do të mblidhet në Vlorë në datat 25- 29 nëntor, ndërsa shpallja e fituesit do të organizohet me anë të një ceremonie të veçantë ditën e diel, datë 28 nëntor pasdite.
m.s/n.e/NOA