Prishtinë, 17 Nëntor, NOA – Në kudër të një operacioni policor të koduar me emrin “Deçani”, të cilit i kanë paraprirë procedura hetimore disa mujore, janë arrestuar dy të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.
Bëhet fjalë për operacionin e zhvilluar nga policia e Pejës, gjatë një kontrolli të ushtruar në një lokal në qytetin e Deçanit, ku janë identifikuar dy viktima të trafikimit, Ndërkaq, pas zgjerimit të hetimeve të rastit në fjalë, gjithashtu është arrestuar edhe një person tjetër, me dyshimin se i njëjti kishte marrë pjesë në bashkëpunim dhe dhënien ndihmë në trafikimin e viktimave.
n.e/NOA