English

Airbus, 40 motorë për tu ndërruar

Australi, 19 nëntor NOA - Rreth dyzet motorë rolls-royce të përdoret për Airbus A380 duhet të zëvendësohen për të garantuar sigurinë e fluturimeve, pasi një ditë më parë një motor i këtij lloji është shpërbërë pjesërisht gjatë një fluturimi të Qantas.

Lajmi është bërë i ditur nga linja ajrore Australiane. Një burim i njohur me këtë çështje tha se Singapore Airlines, që ka një flotë prej 11 A380 në dispozicion, mund të jetë e detyruar të ndryshojë rreth 24 motorë, Qantas 12 dhe Lufthansa vetëm një ose dy. Ndryshimi do të përfshijë të paktën gjysmën e motorëve aktualë Royce Rolls në A380, avioni më i madh në botë për pasagjerë, që kushton rreth 350 milionë dollarë.

r.b/NOA

KOMENTE