Torino, 18 nëntor NOA - Rinis në Klagenfurt aventura e përfaqësueses për Alberto Aquilanin, por fjalët tij të para janë për Juventusin.
“Objektivi im fillimisht ishte për tu rikthyer në kombëtaren italiane dhe nëse ja dola mbanë, i detyrohem gjithçka klubit të Juventusit dhe Delnerit që më dha besimin dhe vazhdimësinë që kërkoja”, - tha mesfushori.
Përsa i përket të ardhmes, Aquliani, ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar në këtë skuadrën, pasi ai kërkon që të hapë një cikël të ri pikërisht me fanellën e bardhë e zinjve.
r.b/NOA