Tiranë, 18 nëntor, NOA – Ministri i Financave Ridvan Bode ka folur sot në kuvend për rimbursimin për kasat fiskale, duke theksuar se afatet e parashikuara nuk kanë ndryshuar.
Bode deklaroi se afati më i fundit për rimbursimin e kasave është 21 shkurti i 2011-ës, për të cilën ministri i Financave tha se pagesa nga qeveria do të jetë e plotë.
Por, pas akuzave të opozitës për rritjen e reklamave nga ana e qeverisë, Bode deklaroi se reklamt e biznesit janë ulur.
“Sa i takon rritjes së taksave për biznesin e vogël, nuk është aspak e vërtetë, jo vetëm për të, por për të gjithë bizneset janë ulur taksat”, tha ministri.
Ministri Bode sqaroi se janë rritur vetëm taksat e kompanive të reklamave.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Socialiste, Besnik Bare i cili solli në vëmendje faktin se qeveria po diskriminon pushtetin vendor duke ulur buxhetin e tyre.
Ai rikujtoi se janë plot 60 rrugë që presin ndërtimin e tyre në mungesë të buxhetit.
Por, ministri i Financave theksoi se qeveria nuk ka diskriminuar vendorët, pasi buxheti i Bashkisë së Tiranës i vitit 2009 është i njëjtë me atë të vitit 2006, por sikundër tha Bode, qeveria ka probleme me shpërndarjen e buxhetit, duke e keqmenaxhuar atë.Vijon...
mit/NOA