English

Kalon në kuvend me 71 vota pa opozitën, ligji "Për Artin dhe Kulturën"

Tiranë, 18 nëntor, NOA - Kuvendi i Shqipërisë ka kaluar me 71 vota pro, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim projektligjin për artin dhe Kulturën.

Ligji i ri parashikon që buxheti të kalojë nga ministria në Qendrën Kombëtare të Artit dhe Kulturës, e cila ka një bord, që propozohet nga titullari i institucionit.

Pika e fundit e diskutimeve mbeti ankesa për financimin e projekteve dhe veprimtarive artistike kulturore.

Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve financon nga fondi buxhetor "projekte artistike e kulturore me synim ruajtjen e trashëgimisë dhe vlerave kombëtare në funksion të politikave kulturore të përvitshme, si festivale, konkurse kombëtare, veprimtari jubilare, promovime dhe botime kolonash."

Në diskutimet e fundit në komisionin e Edukimit dhe Medias deputetja Luiza Xhuvani: theksoi se “Projektligji nuk artikulon artet vizuale; nuk reformon institucionet; dhe ka një globalizëm të ekzagjeruar; e vetmja risi është Teatri i Komedisë; ndërsa Teatri Kombëtar mbetet në atë status të turpshëm për vlerat që përfaqëson”.

Por, si ministri Xhaferraj dhe deputetë të mazhorancës e artistë e quajnë ligjin reformues, sepse u jep mundësi subjekteve të private të konkurrojnë.

mit/NOA
KOMENTE