Belfast, 18 nëntor, NOA – Kërcënimi i Irlandës nga një krizë e madhe ekonomike dhe ritëm i përshpejtuar i deficitit buxhetor ka alarmuar Bashkimin Evropian dhe vetë Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Për këtë arsye, ekspertë nga këto dy komunitete, do të mblidhen sot në një takim të posaçëm për të marrë në shqyrtim dosjen bankare në Irlandë.
Një masë e tillë ndërmerret në një kohë kur janë rritur së tepërmi shqetësimet se ky vend mund të kërkojë shpëtim nga jashtë në vlerë dhjetëra miliardë euro.
E në këtë mënyrë, ekspertët e BE dhe FMN mendojnë se të paktën, kjo gjë mund të pengojë përhapjen e krizës në vendet tjera të eurozonës. n.e/NOA