English

Kuvendi debat për statusin e kandidatit, opozita: KE refuzoi Berishën

Tiranë, 18 Nëntor, NOA – Deputetët e Kuvendit në 60 minutat e diskutimit të lirë të seancës së sotme plenare po zhvillojnë debat mbi mosmarrjen e statusit të kandidatit të anëtarësimit të Shqipërisë, nga ana e Komisionit Evropian.

Në fjalën e tij, deputeti socialist Asllan Dogjani theksoi se Shqipëria nuk e mori statusin kandidat për në BE për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe grabitjes së votave, ndërsa fjalën e tij e pasoi kolegu i tij Fatmir Toçi, sipas të cilit, dështimin e qeverisë Berisha e tregoi edhe raporti më i fundit i Komisionit Evropian.

Por ata i ka pasuar me diskutimin e tij edhe deputeti i mazhorancës, Eduard Halimi, i cili e ka akuzuar opozitën se është pro bojkoteve dhe kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ju keni si opsion të vetëm dukatizimin e Shqipërisë, por harrojeni. Ju keni si opsion bojkotin ndaj integrimit të vendit, prandaj duhet t’u kërkoni falje shqiptarëve”, theksoi Halimi, duke u bërë thirrje deputetëve socialistë që të dalin dhe të tregojnë që janë pro integrimit të vendit, pro reformave të zhvillimit duke bashkëpunuar në të mirë të vendit...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE