English

Mot i keq edhe sot, parashikimi nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 18 Nëntor, NOA - I gjithe territori shqiptar do te ndikohet nga masa ajrore te paqendrueshme te cilat do te vendosin mbi territor qendra me presin te ulet atmosferik. Qarkullimi i masave ajrore nga veriperendimi i kontinetit do te beje te mundur renie te ndjeshme te temperaturave.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Problematike nga vranesirat dhe shirat do te jene zonat e ulta dhe bregdetare POR ne zonat malore ne ekstremin verior si edhe pergjate kufirit lindor do te kete reshje te pakta debore. Pasditja do te sjelle dobesim te shirave ne te gjithe vendin Perjashtuar Shkodren, lezhen, tiranen dhe durresin ku shirat do te jene te konsiderueshem. Ne keto kushte atmosferike do te mbetemi deri ne oret e vona te mbremjes kur priten shtim i vranesirave dhe reshjeve ne zonat veriore te vendit. Temperaturat e ajrit do te pesojne renie me 5 grade ne mengjes por mesdita do te kete nje rritje te lehte te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor, ndersa deti do te gjeneroje dallge deri ne 3 balle.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit europian do te ndikohet nga moti i paqendrueshem. Serish ishujt britanike dhe nje pjese e qendres se kontinetit do te dominohen nga vranesira dhe shira por intensiteti i tyre do te jete i dobet. Zona e Alpeve do te kete stuhi te forta ere dhe reshje te dendura te debores NderkohE qe edhe Europa verilindore do te dominohet nga vranesira dhe reshe debore por ne sasi me te pakta. Ne kushte destabilizuese do te mbete rajoni i mesdheut dhe gadishulli i ballkanit pasi vranesirat dhe reshjet e dobeta te shiut dhe debores do te jene prezent gjate gjithe dites. Perjashtim ben Europa jugperendimore ku dominues do te jete moti i kthjellet dhe vranesirat kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Zona e Alpeve alarmon reshje deboredhe stuhi te forta ere;

Gadishulli i ballkanit rrezikohet nga reshje shiu e debore;

Skandinavia alarmon per ere te forte dhe debore.

n.e/NOA

KOMENTE