Oslo, 18 nëntor, 2010 - Gjashtë vende, pa dhënë ndonjë arsye, kanë refuzuar ftesën e Akademisë së Çmimeve Nobel për të marrë pjesë në ceremoninë e parashikuar të mbahet në 10 dhjetor në Oslo për dhënien e Nobelit të Paqes, kinezit Lui Xiaobo, disidentit të njohur që mbahet në burg prej autoriteteve kineze.
Këto shtete mësohet se janë Rusia, Kazakistani, Kuba, Maroku, Iraku dhe Kina.
Kjo u njoftua nga Geir Lundestad, sekretar i Komitetit, i cili ka shtuar se 16 vende të tjera nuk kanë reaguar.
Kina nga ana e saj e ka konsideruar si një vepër penale çmimin e dhënë për disidentin kinez duke e cilësuar si një gjë të turpshme.
n.e/NOA