English

Operacioni “Plazma”, kapet anëtari i grupit me 6 të ndaluar për vjedhje

Tiranë, 18 Nëntor, NOA - Pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Plazma”, ku u ndaluan 6 persona, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme u bë ndalimi me iniciativë edhe bashkautorit tjetër, i dyshuar si i implikuar në këtë këto vjedhje.

Mësohet se ai është 20-vjeçari Robert Rasa, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar për vjedhjet e kryera nga ky grup kriminal me tendencë vjedhjet me dhunë.

Aktualisht, vazhdon puna intensive për dokumentimin ligjor të gjithave vjedhjeve të tjera të realizuara nga ky grup kriminal me tendencë vjedhjet e pasurisë së shtetasve ndërkohë strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, po punojnë për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtyre vjedhjeve.

n.e/NOA

KOMENTE