Londër, 19 nëntor - Fejesa zyrtare e Princit Uilliam dhe të dashurës së tij që u bë e ditur disa ditë më parë, duket se ka pasur interesin e medias për atë, që pa dyshim do të jetë një ngjarje e madhe e Anglisë. Gjithçka duket se ka filluar me unazën e martesës.
Princi Uilliam i ka dhuruar të fejuarës, Kate Middleton, unazën e nënës së tij Ledi Dajana.“Safiri i rrethuar nga 14 diamante është një objekt shumë i veçantë për mua. Kjo është mënyra ime për të bërë që nëna ime të mos jetë e përjashtuar nga kjo ditë dhe entuziazmi i pjesës tjetër të jetës sonë që ne do të kalojmë së bashku”, ka thënë trashëgimtari i fronit anglez. Gjatë konferencës për shtyp në St James's Palace, edhe princesha e ardhshme është shprehur për rëndësinë e këtij evenimenti dhe dasmës që do të bëhet vitin e ardhshëm.
"Duke u bërë princeshë është një përgjegjësi që më bën të kem pak frikë - ka thënë nusja e ardhshme - por për fat të mirë, Uilliam është një mësues i mirë dhe do të më ndihmojë në këtë udhëtim të vështirë".
a.e/NOA