English

Sarah Palin: Zgjedhjet në 2012? E mund Obamën

Uashington, 18 nëntor, NOA – Me një siguri të madhe dhe guxim të dukshëm, Sarah Palin ka deklaruar gjatë një interviste televizive se është në gjendje që ta mundë presidentin Obama nëse do të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Ish-guvernatorja e Alaskës, e cila u bë mjaft e njohur me kandidimin e saj për republikanët për zëvendëspresidente në zgjedhjet e vitit 2008, ka deklaruar se po e mendon faktin që të garojë për presidenten e ardhshme amerikane.

E ka shtuar se nëse do të ketë Obamën përballë si kandidat të demokratëve, ka për ta mundur me siguri.

n.e/NOA

KOMENTE