SHBA, 18 nëntor NOA - Tashmë janë bërë të ditura disa nga të dhënat teknike të Sony Ericsson Xperia X12(Anzu), një smartphone i fuqishëm dhe jashtëzakonisht i hollë me sistem operativ Android 2,3, i cili prtet të vijë në treg gjatë muajit të ardhshëm.
Sony Ericsson Xperia X12 do të mbështetet në Qualcomm MSM7230 procesor, në një kamera 8.1-megapixel me optikë Exmor dhe video incizim në fromatin HD 720p, si dhe nga një ekran me prekje në madhësi prej 4.2-polësh ËVGA. Do të karakterizohet nga 16 milionë ngjyra dhe me suportin e multitouch. Përmasat e Sony Ericsson Xperia janë 125 x x 62,5 x 8,7-10,9 milimetër dhe mund të themi se ky celular do të përfshijë dhe lidhjet HSDPA, Ëi-Fi, Bluetooth dhe marrësin GPS.
r.b/NOA