English

Zbardhen 7 krime kundër pronës, arrestohet i dyshuari

Fier, 18 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Lushnjës, në bashkëpunim me ato të Fierit kanë bërë të mundur zbardhjen e 7 ngjarjeve kriminale në fushën e krimeve kundër pronës, si dhe ndalimin e të dyshuarit të tyre, 18-vjeçarin Laert Hoxha, banues në Lushnjë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ai është autori i dyshuar i një sërë vjedhje lokalesh dhe banesash, të kryera në kohë e vende të ndryshme, në rrethet e Lushnjës dhe të Fierit, ku janë vjedhur pajisje elektronike, televizorë, kompjutera, si dhe objekte të tjera.

Këto vjedhje janë kryer në bashkëpunim me Orgest Bilbilin, i arrestuar, si dhe 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, përkatësisht Fation Sina dhe Dane Shurdhi, për të cilët vazhdon puna nga strukturat e policisë për kapjen e tyre.

Materialet proceduriale në ngarkim të Laert Hoxhës do t’i kalojnë prokurorisë së Lushnjës për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE