English

Alarm terrorizmi në Indi

Indi, 20 nëntor NOA - Gjendje maksimale alarmante në Nju Delhi dhe Mumbai. Pas marrjes së “informacioneve specifike” nga një shërbim i inteligjencës perëndimore, qeveria indiane ka vendosur të lançojë një alarm terrorizmi në të dy qytetet deri më 26 nëntor, në përvjetorin e sulmit që dy vite më parë shkaktoi në Mumbai 170 të vdekur.

Është urdhëruar forcimi i mbikëqyrjes në vende të frekuentuara nga popullata. Në një deklaratë, ministri i Punëve të Brendshme urdhëroi autoritetet komunale të të dy qyteteve për të rritur standardet e sigurisë së zonave më të dendura, rreth ndërtesave publike dhe instalimeve me vlerë të veçantë strategjike. Sipas shërbimeve të informacionit, grupi terrorist Pakistanez Lashkar-e-Taiba (Le) mund të përpiqet për të përsëritur sulmin në vende të mbushura me njerëz (hotele, kafene dhe stacione hekurudhore), siç ishte rasti i 26 nëntori në 2008. Objektivet kryesore të terroristeve mund të jenë dhe tri tregjet e kryeqytetit, duke përmendur këtu një ndër më të njohurin i quajtur Pazari i Palika.

r.b/NOA

KOMENTE