English

Asia Bibi, Fratini: Ndoshta e kemi shpëtuar

Pakistan, 19 nëntor NOA - Shpresat nga Franko Fratini për fatin e Asia Bibi, gruaja e krishterë e dënuar me vdekje për blasfemi në Pakistan. “Ndoshta e shpëtuam - tha ministri i jashtëm - nuk dua të jem shumë optimist, por ne kemi ndërmarrë një veprim të rëndësishëm, ku qeveria ka vendosur të rihapë sërish çështjen”.

“Kemi kërkuar të ndryshojmë ligjin për blasfemi," - tha Fratini. “Qeveria e Pakistanit ka kuptuar se ndoshta diçka ishte gabuar në hetimin e parë që gruaja u akuzua për blasfemi në Pakistan, dënimi me vdekje”, - tha kreu i diplomacisë italiane. Do të kryhet një gjykim i ri para një gjykate të shkallës së parë, më pas apeli dhe pastaj Gjykata Supreme”, - tha ministri Fratini.

r.b/NOA

KOMENTE