Kryeministri Shqiptar thotë se ka pritmëri të mëdha nga liberalizimi i vizave si "Gjak për Ekonominë“, ndërsa thekson se Hapi Tjetër - Statusi i vendit Kandidat për në BE”– Kundër korrupsionit me Teknologji të Lartë dhe Neoliberalizëm
Vjenë, 19 nëntor, NOA/Irma Toptani – Kryeministri Sali Berisha thotë se pret shumë nga liberalizimi i vizave në hapësirën Shengen, që do të hyjë në fuqi, brenda datës 15 Dhjetor, kohë pas të cilës qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në hapësirën evropiane Schengen, duke përfshirë edhe Austrinë.
Në një intervistë telefonike për APA (Agjencia Austriake e Lajmeve), Berisha ka theksuar se për vendin e tij, i cili gjatë diktaturës staliniste ishte jashtëzakonsht i izoluar nga pjesa tjetër e botës dhe nga vetë shtetet e ish-bllokut lindor, kjo përbën një ngjarje tejet të rëndësishme.
“Për ekonominë shqiptare, thotë mjeku i dikurshëm, sikundër e cilëson gazetari austriak, kjo ka efekt të ngjashëm me një transfuzion gjaku”.Kryeministri Berisha e sheh heqjen e vizave edhe si një sukses personal, pasi heqja e vizave ishte premtimi i tij tashmë i mbajtur gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
Shefi i Qeverisë tha se për këtë ndihet shumë, shumë i lumtur, edhe pse këtë afat nuk e ka respektuar plotësisht.
“Në të ardhmen, afaristët shqiptarë nuk do të kenë më probleme gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit dhe kjo përbën gjak të freskët për ekonominë”, nënvizsoi kryeministri shqiptar.
Nisur nga fakti që shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund t’i shohin më shpesh familjet e tyre dhe që të rintjë mund të udhëtojnë do ta bëjnë edhe më konkrete perspektivën europiane të Shqipërisë.
Lidhur me mekanizmin e mbikëqyrjes të të ashtuquajturve azilkërkues të rremë të cilësuar si një pedal frenues në procesin e liberalizimit të vizave nga Sekretari Belg i Shtetit për Azilin, Melchior Wathelet, në cilësinë e tij si Kryetar i Këshillit të Ministrave të Brendshëm të BE-së, Berisha garantoi se “sot Shqipëria është një vend tërësisht i ndryshëm, dhe se në disa fusha të caktuara, ai mund të matet me vende antare të BE-së”.
"Unë nuk njoh ndonjë vend që të ketë ndryshuar aq shumë sa vendi im”, deklaroi, kryeministri Sali Berisha.