English

Berisha, sot në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut

Lisbonë, 19 nëntor, NOA – Sot shënohet dita e parë e qëndrimit të kryeministrit Berisha dhe delegacionit shqiptar që ai kryeson në Lisbonë, në kuadrin e pjesëmarrjes në samitin e nivelit të lartë të NATO-s.

Siç bëhet me dijeni nga burimet kryeministrore, Berisha do të marrë pjesë sot në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, në nivelin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive.

Ndërsa ditën e nesërme, në vijim të axhendës së samitit, ai do të marrë pjesë në seancën e diskutimeve mbi Afganistanin dhe në mesditë në seancën kushtuar marrëdhënieve të NATO-s me Rusinë, që zhvillohen në nivelin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive.

Delegacioni shqiptar në këtë samit përbëhet nga kryeministri Berisha; ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto; ministri i Mbrojtjes, Arben Imami; ambasadori shqiptar në NATO, Artur Kuko dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

n.e/NOA

KOMENTE