Durrës, 19 nëntor, NOA – Dhuna fizike dhe psikologjike, e ushtruar nga bashkëshorti i saj e ka detyruar një grua të marrë rrugën drejt komisariatit të policisë për ta denoncuar.
Fjala është për një 27-vjeçare, banore në qytetin e Durrësit, e cila siç konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA burimet e policisë, ka deklaruar para tyre se burri e rrihte dhe e kërcënonte sistematikisht.
Në të tilla kushte, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për gruan në fjalë.
Ndërsa materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje gjykatës së Durrësit.
n.e/NOA