Londër, 19 nëntor, NOA – E tradhtuar, ndoshta edhe dëshpëruar, por me siguri e divorcuar. Kjo është gjendja në të cilën paraqitet e njohura Eva Longoria, pas asaj çka i ka ndodhur me burrin e saj, Tony Parker.
"Me trishtim të madh, pas 3 vjet martese, Tony dhe unë u divorcuam. Ne e duam njëri-tjetrin thellë dhe lutemi për lumturinë e të tjerëve”, ka shkruar ajo në faqen e saj të internetit.
Në dokumentet e paraqitura për divorc, aktorja ka paraqitur gjoja pretendimin klasik për "dallime kontradiktore", por mediat kanë zbuluar se shkak është bërë tradhtia e Tony Parkerit me një shoqen e tij.
Parker dhe Longoria ishin një çift i kërkuar nga paparacët në çdo aktivitet, por mesa duket edhe ata patën krizën e tyre.
n.e/NOA