English

Francë, masazhe falas në stacionet e trenave

Francë, 19 nëntor NOA - Masazhe falas dhe kjo vetëm për tu ç’lodhur pas një rruge të gjatë udhëtimi me tren: Kjo është iniciativa e SNCF, kompania kryesore e hekurudhave franceze.

Pasagjerët e stresuar nga udhëtimi me tren, shpesh herë të mbipopulluara, mund të gjejnë lehtësim në sajë të një sesion dhjetë minuta relaksi në fund të udhëtimit. Tani për tani, kanë qenë stacioni i udhëtarëve Maison-Lafitte që ka përfituar nga ky shërbim, por sipas të përditshmes Le Parisien, SNCF mund të shtrihet dhe në disa stacione të tjera.

r.b/NOA

KOMENTE