English

Meta: Sjellje e neveritshme qëndrimi i PS për fletët, ndryshoi pasi hoqëm vizat

Tiranë, 19 Nëntor, NOA/ Rid Bulku – Ndryshimi i qëndrimit të selisë rozë lidhur me kërkesën e saj për hetimin e materialeve zgjedhore dhe jo më të fletëve të votimit siç insistoi për një vit e gjysëm rresht, është konsideruar si një sjellje e neveritshme nga ana e zv/kryeministrit Ilir Meta.

Gjatë një prononcimi të tij për mediat sot, ai ka pohuar se “këto sjellje janë të neveritshme” dhe se “Partia Socialiste ndryshoi qëndrimin e saj pas liberalizimit të vizave”.

Ndërsa e ka akuzuar më pas selinë rozë se ka qenë pikërisht ajo me politikat e gabuara dhe kërkesat tendencioze, që i pengoi Shqipërisë marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“PS e kuptoi se ishin kërkesa jo kushtetuese dhe tani ndryshoi qëndrim”, tha më pas, Meta lidhur me një fakt të tillë.

Në një letër të tij, dërguar ndërkombëtarëve, dje kryesocialisti Edi Rama u parashtroi atyre faktin se Partia Socialiste ka ndryshuar qëndrimin lidhur me transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, duke kërkuar hetim vetëm të kutive të materialeve zgjedhore dhe aspak fletëve të votimit.

n.e/NOA

KOMENTE