Prizren, 19 nëntor, NOA/ Irma Toptani – Mediat në Kosovë kanë bërë të ditur se inspektorati policor i Kosovës ka nisur të hetojë dosjen për deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e gjobitur pak ditë më parë për shkelje të rregullave në doganën e Vërmicës në Kosovë.
Sipas mediave kosovare mësohet se shefi i këtij inspektorati, Enver ka nisur të hetojë rastin Vikshi për shkelje të rregullave në kufi.
Mediat bëjnë të ditur se ka qenë edhe kërkesë e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi që policia të hetojë veçanërisht këtë çështje, por duke e mbajtur plotësisht sekret për mediat hetimin.
Mësohet se hetimi i deputetes Vokshi, ka bërë që shumë autoritete shqiptare të takohen me homologët e tyre në Kukës, takime të pazbardhura për mediat me qëllimin e vetëm mospublikimin e çështjes që denigron deputeten demokrate Albana Vokshi.
Sikundër u mësua, të dielën, deputetja e PD-së, Albana Vokshi është ndaluar nga policia kufitare e Vërmicës, pasi ajo nuk ka zbatuar rregullat e hyrjes në kufi, dhe ka dashur ta kalojë atë pa respektuar policinë kufitare dhe rregullat përkatëse.
Por, deputetja Albana Vokshi i rikthehet syve vigjilentë të medias me këtë rast të ri, pak pasi ajo u vu në qendër të akuzave të Partisë Socialiste, për afera korruptive me koncesionet në hidrocentrale.
Lexoni reagimin e Albana Vokshit