English

Shkrimtarja i ofroi seks presidentit, plas skandali në Gjermani

Berlin, 19 nëntor, NOA – Opinioni gjerman është habitur së tepërmi nga lajmi i ofruar prej mediave se shkrimtarja e njohur Charlotte Roche, i ka ofruar një natë seksi presidentit gjerman Christian Vulff, në këmbim të vetos për ligjin që zgjat jetën e instalimeve bërthamore në Gjermani.

Shkrimtarja Roche, 32-vjeçare, autore e librit bestseller "Ligatinat”, ia ka nisur Vulffit propozimin e saj përmes faqeve të javores “Der Spiegel”.

“Unë ofrova për të shkuar në shtrat me të, nëse ai nuk e nënshkruan paktin për instalimet atomike në Gjermani, duke iu referuar ligjit mbi objektet bërthamore. Burri im është dakord. Tani është edhe Zonja e Parë e tij që i dha OK këtij akti”, shkruan ajo.

Por për avokatin e presidentit, kjo përbën një vepër penale, duke kërkuar madje edhe burg për shkrimtaren e njohur.

n.e/NOA

KOMENTE