English

Shpërthen miniera në Zelandë, humbin 27 minatorë

Uellington, 19 nëntor, NOA – Pas shembjes së minierës në Kili, e cila u shoqërua me një odise të vërtetë të minatorëve që mbetën të ngujuar në galeritë e saj, bota u trondit sërish nga një lajm i rëndë që mbërrin nga shembje të tilla.

Këtë herë, ngjarja ka ndodhur në Zelandën e Re, ku 27 minatorë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një minierë të vjetër, Pike River Coal, e cila gjendet saktësisht rreth 50 kilometra në veri-lindje të Grejmauthit, në Ishullin Jugor të vendit.

Skuadrat e shpëtimit e kanë cilësuar atë si një ngjarje serioze, duke shpresuar që të mos ketë asnjë viktimë ndër ata që nuk gjenden. “Ne nuk e dimë se në çfarë thellësie është regjistruar shpërthimi, por jemi të sigurt se ai ka qenë i fortë. Me pak fat gjërat mund të shkojnë mirë, por atje janë 25 deri në 30 minatorë”, kanë theksuar autoritetet.

n.e/NOA

KOMENTE