Tiranë, 19 nëntor, NOA – “Fjalën neveri ia kthejmë mbrapsht Ilir Metës bashkë me shqetësimin dhe mendimin tonë për zullumet e tij në qeverisje. Ilir Meta bën mirë t’ju tregojë shqiptarëve për pasurinë e tij së pari dhe ILDKP bën mirë të hetojë pasurinë e Ilir Metës. Ilir Meta duhet të tregojë si e ka blerë shtëpinë në bllok, të tregojë gjithashtu si e ka ndërtuar vilën në gjirin e Lalzit”.
Kështu është shprehur në një deklaratë për median, deputeti socialist Sajmir Tahiri pas akuzave të Metës sot para gazetarëve se se Partia Socialiste tentoi të pengonte integrimin e vendit dhe prandaj humbi të drejtën për statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian.
n.e/NOA