English

Tërheqja nga Afganistani, 28 vendet e NATO-s debat sot në Lisbonë

Lisbonë, 19 nëntor, NOA – Përcaktimi i tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani pritet që të jetë në qendër të punimeve të Samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili hap sot punimet në Lisbonë të Portugalisë.

Parashikohet që gjatë dy ditëve të zhvillimit të tij, liderët e 28 vendeve anëtare të NATO-s të fokusohen në luftën e Afganistanit, duke mbështetur propozimin e presidentit afgan, Hamid Karzai që forcat afgane të marrin përgjegjësitë e sigurisë të vendit të tyre, si edhe atë të mbrojtjes raketore.

Samiti gjithashtu pritet të bëjë publik “konceptin strategjik” të ri të NATO-s për dekadën e ardhshme, për përballje me sulmet kibernetike dhe terrorizmin.

Ndërkaq, në këtë samit ku merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Kurse takimi më i rëndësishëm mes liderëve, pritet që të jetë ai i presidentit amerikan, Barak Obama dhe presidentit të Rusisë, Dimitri Medvedev.

n.e/NOA

KOMENTE