English

“11 Shtatori”, 625 milionë dollarë dëmshpërblim për 10 mijë vetë

Uashington, 20 Nëntor 2010 - Në Shtetet e Bashkuara mbi 10 mijë punonjës që pastruan mbetjet toksike në Qendrën Botërore të Tregtisë, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit kanë pranuar një dëmshpërblim nga shteti prej 625 milionë dollarësh.

Çështja kishte të bënte me ankesën e punëtorëve, policëve, zjarrfikësve se autoritetet nuk kanë ofruar pajisjet e nevojshme për mbrojtjen gjatë operacioneve të pastrimit.

Shumë nga punonjësit e përfshirë në këto operacione kanë pasur probleme shëndetësore, kryesisht me aparatin e frymëmarrjes, raporton radio Evropa e Lirë. Sipas marrëveshjes punëtorët do të marrin nga 3250 dollarë për ata që janë mirë por druhen se mund të sëmuren deri në 1.1 milionë dollarë për personat që janë sëmurur rëndë.

KOMENTE