Milano, 20 nëntor NOA - Dhe pse Pato me Inzaghin janë të dëmtuar, sërish në ndeshjen me Fiorentinën Ronaldinho do të jetë sërish në pankinë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë tekniku i skuadrës së kuq e zinjve Massimiliano Allegri.
“Më vjen shumë keq dhe jam tepër i shqetësuar që nuk mund të bëj dot zëvendësime në sulm, por çdo zgjedhje është gjithmonë në të mirë të Milanit. Kam 24 lojtarë që më garantojnë ekuilibër”, - deklaroi Allegri.
Ndërkohë për Dinhon ka dalë dhe një video, e cila e paraqet atë jashtë një restoranti milanez në orët e vona të mbrëmjes.
r.b/NOA