English

“Dolce & Gabbana” në gjyq, akuza për evazion 1 mld euro

Milano, 20 nëntor, NOA – Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, krijuesit e markës së njohur italiane të modës “D&G” duket se nuk i kanë punët aspak mirë me ligjin në Itali, pasi akuzohen për evazion fiskal me një vlerë plot 1 miliardë euro.

Akuzën e mashtrimit kundër shtetit u ka mbërritur për moskthimin e taksave në mes të periudhës së viteve 2004-2005.

Të dy dizajnerat e njohur janë akuzuar se u kanë markave të shoqërisë së huaj një çmim prej rreth 360.000.000 eurosh, e cila është shumë më të ulët, sipas prokurorisë, me vlerën e tregut, e cila ishte rreth 700 milion, dhe kështu do të kursenin taksat e pagueshme.

n.e/NOA

KOMENTE