Prishtinë, 20 Nëntor, NOA – Ishte thënë se misioni teknik në Kosovë që ka për qëllim sundimin e ligjit, EULEX, do të merret vetëm me çështje teknike dhe aspak politike në Kosovë, por ja që nuk qenka kështu.
Kjo pasi siç aludohet nga mediat kosovare, EULEX do të merret edhe me çështje politike siç është ai i ndërhyrjes në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.
I pari që e ka përmendur EULEX-in si ndërmjetësues të bisedimeve ka qenë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç.
n.e/NOA