English

FAO: Bota kërcënohet nga një krizë çmimesh

Uashington, 20 nëntor, NOA - Organizata Botërore e Ushqimit, FAO, ka paralajmëruar se bota po kërcënohet nga një krizë e fortë çmimesh.

Duke e parashikuar që ajo të jetë e pranishme në botë gjatë vitit të ardhshëm, FAO deklaron se kjo mund të ndodhë si pasojë e rënies së prodhimit bujqësor, e si pasojë e kësaj, edhe e uljes së rezervave të tij në mbarë botën.

Një gjë e tillë do të bëjë që të rritet ndjeshëm çmimi i tyre gati për shumicën e prodhimeve bujqësore, pas rritjes së pësuar nga çmimi i drithërave gjatë stinës së verës.

n.e/NOA

KOMENTE