Tiranë, 20 nëntor, NOA – Pas shumë kërkesash duket se qeveria ka pranuar të arrijë një marrëveshje me Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë. Ministria e Kulturës njofton se marrëveshja ka për bazë rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella.
Marrëveshja do të nënshkruhet më datën 22 nëntor në orën 11.00, në sallën “Iliria” në hotel “Sheraton”.
Sipas Ministrisë së Kulturës në këtë aktivet do të ketë përfaqësues të institucioneve qendrore, rreth 200 veta , anëtarë të shoqërisë civile dhe botës akademike. Po kështu një pjesë e mirë e të ftuarve do të jenë pastor dhe kuadro të ndryshëm të kësaj organizate fetare
Sipas ministrisë në këtë aktivitet kanë konfirmuar pjesëmarrjen drejtuesit e katër Bashkësive Fetare Tradicionale të Shqipërisë, Zëvendësambasadorja e SHBA, Deborah Jones, ambasadorja angleze Fiona Mcileham, ambasadorja franceze Maryse Daviet, ambasadori holandez Henk G.C. van den Dool, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane, Jan Rudolf, ambasadorja e zvicrës Yvana Enzler. Gjithashtu pritet të jetë dhe ambasadori i OSBE.
Marrëveshja do të firmoset nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferaj do të firmosë marrëveshjen.
a.k/NOA