English

Kapet në Pejë 48-vjeçari, rezultonte i kërkuar

Pejë, 20 nëntor, NOA – Në fshatin Rahushiç të komunës së Pejës, forcat e policisë së Kosovës, gjatë një kontrolli rutinor kanë ndaluar dhe arrestuar 48-vjeçarin E. Metalijaj, i lindur në fshatin Dragobi të Tropojës.

Arsyeja e arrestimit të tij është se ai rezulton si i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare dhe ndaj tij ekziston një urdhër-arrest i lëshuar ndërkombëtar.

Ndërkaq, i arrestuari është identifikuar me pasaportën e tij shqiptare, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes në Pejë dhe i është caktuar masa e paraburgimit policor për 48 orë, deri në një vendim tjetër të organeve përkatëse gjyqësore.

n.e/NOA

KOMENTE