English

Meta: PS t’i çojë akuzat në Prokurori. Ramën e pres në Gjirin e Lalëzit për ngjalë të freskët

Tiranë, 20 nëntor, NOA – Update – Ilir Meta ka hedhur poshtë çdo akuzë që i është bërë gjatë dy ditëve të fundit nga Partia Socialiste për pasurinë e tij. Ai ka theksuar se për çdo provë që të ketë, opozita duhet t’u drejtohet institucioneve të vendit dhe të huaja. Ndërsa i ka cilësuar akuzat si sulmi i radhës ndaj ministrave.

Nga ana tjetër Meta u shpreh se e fton Edi Ramën që të shkojë për ta takuar te Gjiri i Lalëzit.

“Jeta ime është publike dhe unë jetoj i rrethuar nga njerëz. Unë i ftoj përfaqësuesit e opozitës t’i drejtohen ILDKP-së, Prokurorisë dhe Europolit e Interpolit dhe të ndjekin gjithë rrugët zyrtare, ndërsa për Gjirin e Lalzit unë gjithmonë e pres Edin atje, dhe ai do të gjej një ngjalë të freskët”, u shpreh Meta.

Ai ju referuar dhe gjithë sulmeve që janë bërë nga PS-ja për korrupsionin duke theksuar se pasi sulmuan fillimisht ish-ministrin Prifti, tani e nxjerrin si shembull të anti-korrupsionit.

Sipas tij PS-ja duhet që të jap “një përgjigje për opinionit dhe ndërkombëtarët, të cilët i furnizuan me akuza për pasurinë e një ish-ministri dhe që më pas u përpoqën ta paraqesin si një hero të luftës kundër korrupsionit. Pasuria ime është karakteri im dhe fjala ime”, tha Meta.

A shprehu keqardhje për akuzat e PS-së dhe deklaroi se ishte i hapur për çdo hetim nga institucionet.

a.k/NOA

KOMENTE