English

Minatorët e humbur, asnjë shpresë në Zelandën e Re

Uellington, 20 nëntor, NOA - Asnjë sinjal shprese nuk po mbërrin nga Zelanda e re për gjetjen e 27 minatorëve të zhdukur pas një shpërthimi në një minierë të vjetër, Pike River Coal, e cila gjendet saktësisht rreth 50 kilometra në veri-lindje të Grejmauthit, në Ishullin Jugor të vendit.

Kjo ngjarje po mban në ankth botën si ajo pas shembjes së minierës në Kili, e cila u shoqërua me një odise të vërtetë të minatorëve që mbetën të ngujuar në galeritë e saj, bota u trondit sërish nga një lajm i rëndë që mbërrin nga shembje të tilla.

Skuadrat e shpëtimit e kanë cilësuar atë si një ngjarje serioze, duke shpresuar që të mos ketë asnjë viktimë ndër ata që nuk gjenden. Ndërkaq, testet e kryera në minierën e Zelandës së Re ku 29 minatorë konsiderohen të humbur, nuk kanë treguar ende nëse është e sigurt për skuadrat e shpëtimit të hynë në të dhe të zhvillojnë kërkimet.

Por drejtori i minierës është treguar optimist se minatorët do të gjenden të gjallë dhe se ekipet e specializuara do të hynë në minierë sapo t’u jepet drita jeshile. n.e/NOA

KOMENTE