Tiranë, 20 nëntor, NOA – Ministria e Transporteve ka reaguar sot për deklarata e bëra një ditë më parë nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Në një reagim për mediat zëdhënësja e Ministrisë deklaron se argumentet e sjella nga Rama janë të gjitha abuzime.
“I ftuar dje në një emision televiziv, z.Rama zgjodhi përsëri gënjeshtrën si të vetmin argument për t’iu përgjigjur shqiptarëve. Z. Rama gënjeu kur tha që rruga Tiranë-Elbasanit në buxhet ka vetëm 50 milionë lekë, po të mësoj ta lexoj buxhetin do të shikoj që janë 1 miliard e 305 milion Lekë”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë.
Deklarata e saj i referohet intervistës që dha dje Rama në televizionin “Ora-News”.
Nga ana tjetër Ministria thekson se kreu i PS-së ka refuzuar çdo formë bashkëpunimi.
“Z. Rama gënjeu ku tha që qeveria po vonon unazën e madhe, qeveria do të shpallë këto ditë tenderin për unazën të cilën vetë, z. Rama e ka bllokuar prej dy vjetësh, duke refuzuar çdo formë bashkëpunimi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë Transporteve.
Një mashtrim e cilësoi zëdhënësja e PS-së dhe deklaratën e Ramës për parkingjet.
“Z. Rama gënjeu, kur tha që qeveria bllokon parkingjet nëntokësore. Qeveria i ka miratuar parkingjet prej 1 viti e gjysmë, por z. Rama nuk miraton kontratën e tyre
Z. Rama, edhe t’i duhet të jesh i lodhur nga gjithë këto gënjeshtra”, u shpreh sot zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve.
a.k/NOA