Lisbonë, 20 nëntor, NOA - Nga fillimi i vitit të ardhshëm NATO do të fillojë me tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani.
Kalimi i përgjegjësisë së sigurisë tek qeveria e Kabulit duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2014, njoftoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike Anders Fogh Rasmussen në kuadër të samitit në Lisbonë.
"Sukses në Afganistan do të thotë që afganët të bëhen zotër në vendin e tyre, të shohim forcat afgane të sigurisë, të marrin përgjegjësinë për sigurinë në gjithë vendin. Sukses në Afganistan do të thotë të pengojmë që vendi të bëhet sërish një strehë e sigurtë për terroristët", tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen.
NOA/DV