Lisbonë, 20 nëntor, NOA – Forcat aleate të Aleancës së Atlantikut Verior kanë planifikuar që të largohen nga rajonet e luftimit në Afganistan aty nga fundi i vitit 2014, ndërkohë që pas këtij afati, ato pritet të vazhdojnë misionet e tyre stërvitore dhe humanitare në këtë vend.
Ky ka qenë një nga projektet e diskutuara në Samitin e Lisbonës ku janë mbledhur 28 liderët e vendeve anëtare të kësaj organizate, mes tyre edhe Shqipëria me përfaqësues kryeministrin Sali Berisha.
Nga viti 2011, forcat e armatosura afgane duhet të marrin hap pas hapi përgjegjësinë nga trupat aleate dhe për këtë gjë është shprehur edhe vetë presidenti afgan, Hamid Karzai.
n.e/NOA