English

Obama: Shqipëria, rol aktiv në NATO

Lisbonë, 20 nëntor, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Barak Obama gjatë punimeve të Samitit të krerëve dhe qeverive të NATO-s, i cili u zhvillua në Lisbonë në datat 19 dhe 20 Nëntor.

Gjatë këtij takimi, Obama i shprehu ninistrit Haxhinasto vlerësimin e tij për kontributin e çmuar dhe rolin aktiv të Shqipërisë në kuadër të NATO-s si dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në këtë drejtim.

Në këtë samit, i cili u cilësua si historik, krerët e vendeve anëtare të Aleancës adoptuan Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, nëpërmjet të cilit riafirmohen parimet themelore të kësaj organizate si dhe vendosen objektivat strategjike për dekadën e ardhshme.

n.e/NOA

KOMENTE