English

Padi ndaj bizneseve bankare për dhënie të informacioneve private

SHBA, 20 nëntor, NOA - Bursa amerikane në Ëall Street përballet me një nga skandalet më të mëdha për shkak të të ashtuquajturave "transaksione në bazë të informacioneve private".

Sipas një artikulli të "Ëall Street Journal" autoritetet e drejtësisë në SHBA po përgatisin një numër padish kundër investuesve financiarë, për shkak të përcjelljes së paligjshme të informacioneve private.

Të prekur janë një numër bankierësh, investimesh dhe menaxherë të hedgefondeve. Bëhet fjalë për fitime të paligjshme prej dhjetëra miliona dollarësh.

Në qendër të hetimeve, shkruan më tej gazeta, janë të ashtuquajturat firma ekspertësh, të cilat kundrejt pagesave të larta u ndërmjetësojnë hedgefondeve specialistë të degëve të caktuara të industrisë. Prej vitesh dyshohet se ato përcjellin informacione konfidenciale.

NOA.DV

KOMENTE