English

PBKD feston ditëlindjen e kryetarit të diasporës

Tiranë, 20 nëntor, NOA - Partia Ballit Kombëtar Demokrat organizoi sot një ceremoni me rastin e ditëlindjes së kryetarit të Komitetit të Diasporës së Ballit, Nihat Bakalli, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri i dhuroi PBKD-së arkivën e veprimtarisë 50-vjeçare në mërgim të Ballit Kombëtar.

“Bakalli i përket grupit të patriotëve që punuan dhe sakrifikuan gjithë jetën për demokracinë dhe prosperitetin e Shqipërisë”m tha Artur Roshi, kryetar i PBKD.

Roshi u shpreh se PBKD është e vetmja parti në Shqipëri në radhët e së cilës gjenden tre breza, që punuan në kohë të ndryshme, për të njëjtat ide.

Historiani Uran Butka bëri një ekspoze të veprimtarisë së familjes Bakalli, e cila ka kontribute të çmuara patriotike në shërbim të vendit, prej disa brezash.

Sekretari i Përgjithshëm i PBKD, Çelo Hoxha, vlerësoi rëndësinë e arkivës që iu dorëzua PBKD nga diaspora. “Aty do të njohim një pjesë të historisë sonë”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, në Shqipëri pak veta e dinë që Partia e Ballit Kombëtar Demokrat është krijuar nga Mit’hat Frashëri në vitin 1945, pak veta e dinë që Mit’hat Frashëri e konsderoi të përfunduar misionin e organizatës Balli Kombëtar dhe në nëntor 1944, në Shkodër, ai shpalli përbërjen e saj.

“Arkiva që na solli Nihat Bakalli, - tha Hoxha, - do na ndihmojmë t’i zbardhim këto dhe shumë të vërteta të tjera”. Me këtë rast, u promovua dhe libri me kujtime i Nihat Bakallit, “Nga një vit në tjetrin”.

n.e/NOA

KOMENTE