English

Përmirësohet moti, parashikimi për ditën e sotme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 20 nëntor, NOA - Dita e shtune do te karakterizohet nga masa ajrore te qendrueshme te cilat qarkullojne nga perendimi i kontinentit duke sjelle permiresim te kushteve atmosferike ne pjesen me te madhe te vendit perjashtuar zonat malore ku do te kete vranesira dhe shira lokale. Ne mesdite do te kemi shkeputje me kthjellime ne te gjithe territorin e vendit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te permiresoje me tej kushtet e motit duke bere qe i gjithe territori shqiptar te ndikohet nga kthjellime dhe vranesira kalimtare. Ne kushtet e stabilitetit atmosferik do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes. Temperaturat e mengjesit do te pesojne nje renie te lehte por mesdita do te sjelle rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim perendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 3 balle.

Europa

Europa jugperndimore do te perfshihet nga nje sistem i fuqishem vranesirash dhe shirash te konsiderueshem ku problematike situata do te jete ne ishujt britanike dhe spanje pasi rreshjet do te jene me intensitete te larta. Problematike situata paraqitet ne rajonin e mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit ku nje front i ftohte atmosferik me qendra te presionit te ulet do te vendoset mbi rajon duke sjelle vranesira dhe reshje shiu e debore. Ne keto zona problematike do te jene edhe stuhite e forta te eres dhe temperaturat e ulta.

Ndersa Europa verilindore gadishulli i Skandinavise dhe qendra ekontinentit do te dominohen nga moti i kthjellet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Ishujt britanike alarmojne shira intensive dhe stuhi te forta ere;

Europa qendrore rrezikohet nga mjegulla e dendur.

Spanja alarmon per ere te forte dhe dallge te larta.

n.e/NOA

KOMENTE