Robert Patinson është shpallur mashkulli më seksi në botë për të dytin vit radhazi, edhe pse ka pasur për konkurrentë të fortë kolegët e tij të sagës, “Tuajlajt”.
Në një sondazh të revistës Glamur, Patinson kryeson listën me 50 meshkuj.
Drejtuesit e revistës së njohur thanë se femrat tërhiqen nga vampirët për shkak të elementit të rrezikut që ekziston në ta.
Në renditjen e këtij viti janë edhe futbollisti Kristiano Ronaldo, ylli i filmit “Piratët e Karaibeve” Xhoni Dep, Gerard Butler, Eshton Kaçër etj.