Lisbonë, 20 nëntor, NOA – Samiti i liderëve të 28 vendeve të Aleancës së Atlantikut Verior ka miratuar dje projektin për sistemin anti-raketor në Evropë.
Ky ka qenë një propozim i bërë nga presidenti amerikan, Barak Obama, i cili synon të sigurojë sipas tij, një sistem të ri më të zgjeruar të mbrojtjes nga raketat në Evropë, duke e bërë kontinentin e vjetër por edhe botën një vend më të sigurt.
Sipas sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmusen, ky sistemi pritet të kushtojë 273 milionë dollarë dhe do të aplikohet gjatë një periudhe 10-vjeçare, ndërsa do t’i kërkohet edhe Rusisë që të bashkëpunojë me të.
Ndërsa lidhur me konceptin e ri strategjik të NATO,s Samiti i Lisbonës ka konkluduar dje gjatë punimeve të ditës së parë të tij që ai të ketë si synim trajtimin e kërcënimeve dhe sfidave të reja.
n.e/NOA