English

Shefi i EULEX-it, vizitë në Beograd

Beograd, 20 Nëntor, NOA – Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac do të vizitojë Beogradin gjatë ditëve të ardhshme, përkatësisht më 22-23 nëntor 2010, për të parë herë në këtë post.

Lajmi konfirmohet nga mediat serbe, sipas të cilave, gjatë kësaj vizite në Beograd, ai do të takohet me udhëheqës të lartë të qeverisë serbe.

Bëhet me dijeni se me ta, ai do të diskutojë rreth sundimit të ligjit, veçanërisht rëndësinë e sundimit të ligjit në veri të Kosovës. n.e/NOA

KOMENTE