Bergamo, 20 nëntor, NOA - Nuk kishte asnjë mosmarrëveshje në mes të personelit në sallën e lindjes ndërsa ishte duke lindur nëna e Samantha Zekajt, foshnjës nga prindërit shqiptarë, e lindur më 30 janar si e verbër, me një pengesë shumë serioze psikomotorike.
Kështu ka konkluduar komiteti i mjekëve të këtij spitali, i cili ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prindërve të saj.
Ndërkaq, avokati i këtij komiteti, shkruan se e konsideron të nevojshme që të konsultohet me prindërit e vajzës, pasi nuk mund të kryhet një hetim i kotë mbi këtë çështje.
Ndërkohë, familja shqiptare e ka paditur atë në gjykatat civile, duke kërkuar kompensim për dëmin që pretendon se i është bërë fëmijës së saj gjatë lindjes, ndërsa stafi mjekësor grindej mes tij.
Ndërkohë, pas ankesës së babit të vajzës, Saimir Zekaj, 38 vjeç, i cili është një shqiptar emigrant prej 16 vitesh në Itali, është nën hetimin e vetë prokurorit të Republikës çështja në fjalë, duke kërkuar të ruhet qetësia.
n.e/NOA