Njoftim nga MTKRS:
Ne baze te vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 902, date 10.11.2010 ku vendosi:
Miratimin ne parim, te marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise
dhe bashkesise fetare : Vellazeria Ungjillore e Shqiperise, per rregullimin e maredhenieve te ndërsjella :
Me daten 22.11.2010 ora 11.00 ne sallen Iliria Sheraton
Nenshkruhet Marreveshja ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise
dhe bashkesise fetare: Vellazeria Ungjillore e Shqiperise, per rregullimin e maredhenieve te ndersjella.
Janë njoftuar pjesëmarrësit, ku do të ketë përfaqsues të institucioneve qëndrore (rreth 200 veta) , shoqërisë civile dhe botës akademike. Po kështu një pjesë e mirë do të jenë pastor dhe kuadro të ndryshëm të VUSH.
Kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre deri tani nga ambasadat :
- Drejtuesit e katër Bashkësive Fetare Tradicionale të Shqipërisë
- Për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Zëvendësambasadorja Deborah Jones
- Për Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar : Ambasadorja Fiona Mcilëham
- Për Ambasadën e Republikës Franceze :Ambasadorja Maryse Daviet
- Për Ambasadën e Mbretërisë së Holandës : Ambasadori Henk G.C. van den Dool
- Për Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë: I Ngarkuari me Punë Jan Rudolf
- Për OSBE-në: Ambasadori i OSBE-së ka premtuar se do të marrë pjesë, por kjo do të konfirmohet të hënën kur ai të kthehet në Shqipëri. Gjithsesi në mungesë të tij do të marrë pjesë Zëvendësi i tij dhe Shefi i Departamentit për Shtetin Ligjor Frank Dalton.
- Për Ambasadën e Zvicrës: Ambasadorja zonja Yvana Enzler ose zëvendësambasadori zoti John Rufoff
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Ferdinand Xhaferaj do të firmosë marrëveshjen.