Pejë, 20 nëntor, NOA – Kish arritur tu shpëtonte snajperëve serbe dhe gjithë luftës së ashpër që u bë në Kosovë vite më parë, por nuk arriti të shmangte një incident në nj lokal në Pejë, ku mbeti i vrarë. Bëhet fjalë për Ali Haskaj, 48-vjeçari nga fshati Irzniq i komunës së Deçanit, ish-ushtar i UÇK-së, i cili është vrarë orët e para të mëngjesit të sotëm.
Korrespodenti i Agjencisë NOA në Prishtinë raporton se vrasja ndodhi në një lokal në fshatin Jabllanicë të Pejës.
Ka qenë ora 02:00, kur pas zënkës me disa persona në lokalin “Damiana”, në fshatin Jabllanicë, kanë nisur të shtëna armësh prej të cilave kanë mbetur të vrarë dy persona. Policia e Kosovës ka dhënë vetëm identitetin Haskajt
Policia ka arrestuar katër persona, në mesin e të cilëve edhe një femër. Ali Haskaj ka qenë pjesëtar i ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Dukagjinit.
a.k/NOA